Artisti me famë botërore këtë vikend në Prizren, performon për herë të parë para publikut kosovar
Kultura
July 03, 2024 - 21:46
Frank Gamble është një rock-kitarist me famë botërore, dhe shumë i adhuruar kudo nga fansat e muzikës rock dhe blues.
Ai do të paraqitet për herë të parë edhe para publikut kosovar dhe atij ballkanas, pikërisht në qytetin e Prizrenit në kuadër të Rock and Blues Festival që mbahet me 4, 5 dhe 6 korrik.
Vet artisti me famë botërore e ka paralajmëruar turin e tij veror në Evropë, ku listohet edhe Prizreni si vendi që ai do të performoj me 6 korrik, të shtunën.
Në këtë Festival që organizohet për të dytin vit me radhë në qytetin e bukur të Prizrenit, do të performojnë gjatë tri netëve 12 bende të njohura, përfshirë grupi 403, Bojken Lako dhe grupi me famë botëorre, Dirty Loops.
Hyrja gjatë tri netëve është pa pagesë.