Si u njoha dhe punuam me Kadarenë / Lamtumirë gjeneral i letrave shqipe… Ballkani dhe bota e letrave në zi - Kadareja vizitoi Zvicrën së paku 10 herë dhe fliste me admirim

Si u njoha dhe punuam me Kadarenë / Lamtumirë gjeneral i letrave shqipe… Ballkani dhe bota e letrave në zi - Kadareja vizitoi Zvicrën së paku 10 herë dhe fliste me admirim

Kultura July 01, 2024 - 22:05

< Zvicra, pas Shqiperisë dhe Kosovës,  ishte vendim më i dashur dhe më i vizituar nga ismjal Kadare .. » ka thënë gazetari shqiptar në Gjenevë Nefail Maliqi

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Shkrimtari shqiptar Ismaïl Kadaré, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq të hënën në mëngjes, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kadare ishte shkrimtari i madh i dy shekujve, ambasadori dhe gjenerali i letrave shqipe! Zvicra, pas Shqiperisë dhe Kosovës,  ishte vendi më i dashur dhe më i vizituar nga Ismajl Kadare.

«Sot unë dhe mbare shqiptarët por edhe bota mori nje lajm te trisht, me rastin e vdekjes së sjkrimaztrti te madh shqiptar Ismajl Kadare. Ishte dhe mbetet shkrimtari me i madh shqiptar i dy shekujve, ambasador dhe gjenerali i letrave shqipe! Ai Zvicren e kishte vizituar se paku dhjete here dhe vazhdimisht fliste me admirim dhe simpati te madhe per kete vend siq e quante «zemra e demokracise dhe tolerancës» ne botë. Kadare ne Gjenevë, Lausanne, Berne, Zurich…me mergimtaret, me diasporen shqiptare sa here takonte, ai nuk fliste vetëm për veprat e tij dhe lietaruren boterore por edhe për integrimin e shqiptareve ne Zvicër dhe vendet tjera te vendeve evropiane i cili jepte mesazh për nje prezentim te denje ne vendin ku jetojme dhe verpöojmë, sepse siq thoshte «ju jeni ambasadorë» te imazhin të kombit shqiptarë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Veq kesaj, veprat e shkrimtarit te madh shqiptar ishte  prezent ne cdo ekspozite ne saloni ndekrobëtar te librit ne Palexpo të Gjenevës. Madje edhe ai vete ishte prezent qe bente promovmin el ibrit te tij, ku radhët e lexuesve të tij ishin te gjata për te marrur një libër me firmën e tij.

« Zvicra, pas Shqiperisë dhe Kosovës,  ishte vendim më i dashur dhe më i vizituar nga ismjal Kadare .. » ka thenë gazetari shqiptar në Gjenevë Nefail Maliqi

Me kolosin e letrave shqipe, kam pasur se paku 10 intervista, dhe ne cdo interviste ai kurre nuk e harroi Preshevën, ai gjithnje ma ka folur për Luginen, i shqetesuar për fatin dhe perspektivën e shqiptareve aktualisht në Serbi. Ai me thoshte «Lugina me Medvegjën, Bujanoca dhe Presheva të banuara me shqiptarë etnik, kjo krahinë e fundit na mbeti nën okupim… » ka deklaruar gazetari shqiptar ne Gjenevë Nefail Maliqi.

Si e befasoi gazetari nga Presheva shkrimtarin tone te madh. Kadare: Nefail, se mbaj mend kur kam qesh keshtu me lot!

Shkrimtari i nderuar Ismail Kadare, ka per ditëlindje mori nje dhuratre nga gazetari shqiptar. Të shumtë kanë qenë personalitete të cilët i kanë uruar ditëlindjen publikisht shkrimtarit, përfshirë dhe gazetarin nga Presheva, Nefail Maliqi.

Ai ka ndarë një kujtim të bukur me Kadarenë, kur i ka blerë një këmishë masë 44 për ditëlindje, tejet e madhe për përmasat e shkrimtarit.

Teksa Kadare e ka pyetur se përse kjo zgjedhje, Maliqi i është përgjigjur: “E valla, z.Kadare, tuj mendu se ju jeni shkrimtar i madh, thash me vete se ju edhe këmishat, të mëdhaja i bartni, prandaj edhe ta mora 44! E me shnet e mbajtsh!”, duke shkaktuar të qeshura të shumta, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Aty ka plasur gazi nga Kadare dhe bashkëshortja e tij, që e shoqëronte. Kadare ma ktheu: “Eh, more Nefail, nuk mbaj mend që kur kam qeshur kështu me lot. S’do e harroj kurrë! Mirë u përgjigje, shpëtove, dite me u nxjerr, të lumtë. Ndryshe nuk do ishe gazetar rastësisht, nëse nuk do kishe talent. Edhe njëherë faleminderit për këtë kujtim për këmishën, sidomos për këtë gaz që nuk do ta harroj kurrë, nga ju dhe Presheva që kam shumë respekt për ato toka tona shqiptare!”

Unë: Gëzuar ditëlindjen Gjeneral i Ushtrisë së Letrave të bukura shqipe! Jam me fat që të njoha nga afër miku im Ismail Kadare!

Kadare, në fund, shkrimtari ynë i madh me këmishë të madhe, ma ktheu: “Nefail, e di se ti je gazetari që më ke intervistuar më shumë?”

Z. Kadaré vdiq nga një atak në zemër, tha spitali i Tiranës. Ai mbërriti atje «pa shenja jete», mjekët i bënë një masazh kardiak, por ai « vdiq rreth orës 8:40 të mëngjesit », tha spitali.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).

Në romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980).

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981).

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.

Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias per Letersi”, nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

« Shkrimtari shqiptar Ismaïl Kadaré, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq të hënën në mëngjes, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Z. Kadaré vdiq nga një atak në zemër, tha spitali i Tiranës. Ai mbërriti atje « pa shenja jete », mjekët i bënë një masazh kardiak, por ai « vdiq rreth orës 8:40 të mëngjesit », tha spitali.

(Ketu në foto para 300 ditëve Kadare me redaktoriune gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch )

Image