Ejupi: S’harrohesh o Agim Doçi, se vargu i “Marshit të UÇK-së” do të jehojë sa të jetojnë shqiptarët!

Ejupi: S’harrohesh o Agim Doçi, se vargu i “Marshit të UÇK-së” do të jehojë sa të jetojnë shqiptarët!

Kultura June 24, 2024 - 13:32

Sipërmarrësi Remzi Ejupi ka reaguar pas vdekjes së poetit, Agim Doçi.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Agim Doçi do të mbetet i paharruar për shqiptarët, e në veçanti ata të Kosovës, përcjell Zeri.info.

Përmes këtij shkrimi, Ejupi ka shprehur indinjatën e tij se Agim Doçi nuk është vlerësuar aq sa duhet.

Duke kujtuar disa nga tekstet e Doçit të disa këngëve, Ejupi ka thënë se sa të ketë shqiptarë, Agim Doçi nuk do të vdesë kurrë.

Reagimi i plotë i Ejupit, pa ndërhyrje:

Gim!

Llapjani jam, ai Remziu që bashkë bëmë "Homazh për Kosovën" anë e mbanë Evropës, në përkrahjen e ushtarëve, maleve të Kosovës!

Të njoha qendrestar, t'pa epur, kurrë të heshtur, mendje ndritur e fjalë pak që të zunë vend në çdo kuvend!

Sigurisht se nuk të vlersuem sa duhet e si duhet e kur duhet!

Nuk qëndruam mbas fjalëve tua "shigjetuese" për t'pamirat, t'pa larat, për t'pa diturit që u bënë të ditur me monetën e gjelbërt!

Është dashur të ta ndihmojmë edhe më shumë vargun tënd "A vritet pafajsia", por ja që nganjëherë jemi të vonuar e bëhemi herak vetëm kur njerëzit kapërcejnë ylberin!

Mbetësh përjetësisht miku im dhe i familjes sime! Përjetësisht dashamirësi me palcë e asht i Kosovës! Mirditori që jetoi për atdheun, ngritur në vargun e këngës!

S'harrohesh o Agim Doçi se vargu i "Marshit të UÇK-së do t'jehojë sa do t'jetojnë shqiptarët!

Pusho n'paqe mik e atdhetar!

Zoti të shpërbleftë me parajsë.