Kurti vizitoi Panairin e Librit “Prishtina 2024”

Kurti vizitoi Panairin e Librit “Prishtina 2024”

Kultura June 08, 2024 - 21:37

Kryeministri Albin Kurti, vizitoi gjatë ditës Panairin e Librit “Prishtina 2024” së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe studentë e aktivistë.

Image

Këtë herë, edicioni i 24-t i panairit, erdhi nën moton “Përgjigjja është libri” dhe u organizua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Image

Kryeministri pati mundësinë të shohë nga afër botime të vjetra e të reja të paraqitura përgjatë këtij panairi e ku veçanërisht vlerësoi botuesit dhe autorët vendas.

Image

Dita e fundit e panairit është ajo e nesërmja.

Kurti i ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë atë përpara mbylljes së të dielës. /Zëri

Image

Image

Image