Filmi nga Kosova shpallet më i miri në Festivalin e Filmit në Beograd

Filmi nga Kosova shpallet më i miri në Festivalin e Filmit në Beograd

Kultura May 29, 2024 - 08:52

Filmi dokumentar nga Kosova "Si e verdhë e sëmurë", i regjisores Norika Sefa, që shfaqi premierën në Festivalin e Roterdamit këtë janar, është shpallur filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar “Beldocs” në Beograd të Serbisë.

Filmi i prodhuar këtë vit është një thurje nga materialet arkivore të videokasetave të tregimeve familjare që nuk janë më. Ai zhytet në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, hapësira e jetës bëhet skenë e rutina performancë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e ka mbështetur realizimin e këtij filmi dhe është prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin dhe Norika Sefën. /Zëri