“Melodia e Lirisë”, koncerti që do të shënojë ditën e çlirimit të Shqipërisë dhe Kosovës
Foto: Facebook

“Melodia e Lirisë”, koncerti që do të shënojë ditën e çlirimit të Shqipërisë dhe Kosovës

Kultura May 28, 2024 - 19:37

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, do ta mbajë një koncert Festiv në kuadër të aktiviteteve kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut (Shqipërisë) nga pushtimi nazi-fashist.

Është ambasadori Petrit Malaj ai i cili e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Zeri.info.

“Dëshiroj t'ju ftoj në një mbrëmje magjike ditën e mërkurë datë 29 maj 2024 ora 19.30 në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Komunës së Prishtinës organizojnë këtë event muzikor”, ka shkruar Malaj.

Postimi i plotë i ambasadorit Malaj, pa ndërhyrje:

Përshëndetje miq në Prishtinë e kudo në Kosovë!

Dëshiroj t'ju ftoj në një mbrëmje magjike ditën e mërkurë datë 29 maj 2024 ora 19.30 në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Komunës së Prishtinës organizojnë këtë event muzikor.

Në vitin e 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë sjell këtë mbrëmje koncertin "Melodia e Lirisë" me shije muzikore kombëtare e ndërkombëtare.

Ejani në këtë mbrëmje magjike ku do ndjeni ritme të gjalla, melodi të mrekullueshme dhe emocione të forta!. /Zëri