Piktori Haki Xhakli shfaq ekspozitën e tij në Finlandë, Reçica: U frymëzua nga historia e lashtë dhe moderne e popullit tonë

Piktori Haki Xhakli shfaq ekspozitën e tij në Finlandë, Reçica: U frymëzua nga historia e lashtë dhe moderne e popullit tonë

Kultura May 27, 2024 - 14:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, po qëndron për vizitë në Finlandë.

Ai gjatë ditës së sotme ka takuar piktorin Haki Xhakli, ku edhe ka vizituar ekspozitën e tij në galerinë “Luckan” në Helsinki, shkruan Zeri.info.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Reçica ka bërë të ditur se Xhakli, për ekspozitën “Jehona e qëndrueshmërisë” është frymëzuar historia e lashtë dhe moderne e popullit tonë dhe përmes saj ka paraqitur të gjitha sfidat, vuajtjet, qëndresën dhe krenarinë e popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Reçicës, pa ndërhyrje:

Sfidat, vuajtjet, qëndresa e krenaria e popullit shqiptar - të gjitha bashkë e të shoqëruara me një botë magjike ngjyrash u shfaqën në ekspozitën “Jehona e qëndrueshmërisë” të Haki Xhaklit, në galerinë Luckan, në Helsinki të Finlandës.

Për krijimtarinë e tij, Dr. Haki Xhakli është frymëzuar nga historia e lashtë dhe moderne e popullit tonë. Suksese, miku im!. /Zëri