Shuhet në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo
Aktori i teatrit “Petro Marko” të Vlorës, Vasillaq Godo, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Vizion Plus mëson se artisti është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte. Lajmi i trishtë është bërë me dije në rrjetet sociale nga miqtë e tij.
Kush është Vasillaq Godo?
Vasillaq Godo Aktor u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943.
Ai është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962. Godo mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor, në vitin 1967 dhe realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të ketij teatri.
Godo ka spikatur për zërin e plotë, të parapelqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja të Lidhur si fishekë gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e trojeve etj.
I vlerësuar nga kritika për personazhet e krijuara, dhe i adhuruar nga publiku për super rolet e realizuara.
Ai shquhej për rolin e Isa Boletinit, tek “Nëntori i Flamurit” në ’82-shin, ku iu desh të shoqërohej me disa gjimnazistë nga Kosova, që sapo ishin arratisur nga ish Jugosllavia dhe ishin strehuar ato kohë tek konvikti i shkollës Tregtare, për t’u “huazauar” kështu dialetktin.
Po ashtu njihej për Hodo tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, e me dhjetëra e dhjetëra rolet që ai ka në fondin e artë të teatrit dhe filmit.