Hapet edicioni i tetë i “Prishtina International Theater Festival”, teatro nga gjithë bota në Prishtinë

Hapet edicioni i tetë i “Prishtina International Theater Festival”, teatro nga gjithë bota në Prishtinë

Kultura May 20, 2024 - 14:29

Sot është mbajtur konferenca për shtyp e shfaqjes së parë “Muhammad Ali, the one and only” nga Bosnjë e Hercegovina, që do të hapë edicionin e sivjetmë të Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” - PITF 2024.

Në konferencë morën pjesë: drejtoresha artistike e festivalit Doruntina Alshiqi, koordinatorja e festivalit Valentina Cenaj, regjisori i shfaqjes Dino Mustafiq, aktorët Vedrana Bozhinoviq, Ermin Sijamija dhe Dino Bajroviq.

Image

Alshiqi i uroi mirëseardhje ekipit nga Bosnjë e Hercegovina, duke shtuar se përmes këtij festivali edhe në edicionin e tetë tentohet që ekipet teatrale nga shumë vende të botës të sjellin në Kosovë shfaqjet e tyre më të mira.

Regjisori i shfaqjes “Muhammad Ali, the one and only" Dino Mustafiq, u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen në festival. Ai në emër të Teatrit Kombëtar të Sarajevës, përshëndeti të pranishmit ndërsa shtoi se shfaqja duhet të mbetet suprizë, por e rëndësishme është që përmbajtja e saj flet për lidhjen mes babait dhe fëmijës, familjes dhe dashurisë.

Image

Aktorët Vedrana Bozhinoviq, Ermin Sijamija dhe Dino Bajroviq folën për pjesët e tyre në këtë shfaqje, duke thënë se presin që publiku ta shijojë shfaqjen, kurse sa i përket çmimit u shprehën se do të ishte i mirëpritur.

Shfaqja “Muhammad Ali, the one and only” do të luhet sonte në teatrin AAB “Faruk Begolli”, nga ora 20:00. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image