Shukrie Ramadani  përmes vargjeve plot dhimbje përkujton bashkëshortin Agim Ramadani

Shukrie Ramadani përmes vargjeve plot dhimbje përkujton bashkëshortin Agim Ramadani

Kultura April 11, 2024 - 10:04

Shukrie Ramadani ka përkujtuar bashkëshortin e saj, heroin Agim Ramadani, në 25-vjetorin e rënies së tij.

Ajo ka shkruar një poezi që tregon dhimbjen që përjeton, shkruan Zeri.info.

Shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në përvjetorin tënd të 25-të

Murana jote jam unë

Rrobat ti palova si dhimbjet e mia,

me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit,buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!

Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t'fisme e të besës më dashte!

Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n'gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.

Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t'ngatërrohen në flokët e mia plot petale.

Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedhi lule për varrin tënd!

Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!

Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem, se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!

Zgjohu, se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!