Ndahet nga jeta poeti korçar, Peleshi: Merdani ishte simbol i rezistencës

Ndahet nga jeta poeti korçar, Peleshi: Merdani ishte simbol i rezistencës

Kultura March 11, 2024 - 14:39

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare poeti korçar, Ylber Merdani. Poeti ishte një i burgosur politik e më vonë, për shumë vite, edhe i internuar.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në një postim në Facebook, tha se Ylber Merdani ishte një simbol i rezistencës, qytetarisë, mirësisë dhe dashurisë për Korçën.

“Ylber Merdani nuk ishte vetëm një njeri, por një simbol i rezistencës, qytetarisë, mirësisë dhe dashurisë për Korçën. Burgu dhe dhuna e diktaturës nuk arritën të shuanin shpirtin krijues të këtij artisti. Përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh, por na la pas një trashëgimi të pasur letrare në kulturën tonë. Lamtumirë, Ylber Merdani! Lamtumirë Poet”, ka shkruar Peleshi në Facebook.