![Shtëpia e masakrës në Poklek, në fazë të fundit të muzealizimit](/uploads/zeri.info/images/2024/February/21/auto_428624620_795556092617788_299180696894205162_n1708519308.jpg)
Shtëpia e masakrës në Poklek, në fazë të fundit të muzealizimit
Kultura
February 21, 2024 - 13:40
Shtëpia e masakrës në fshatin Poklek të Drenasit aktualisht ndodhet në fazën e fundit drejt muzealizimit.
Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku bashkë me deputeten Shqipe Mehmeti Selimi dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, ka vizituar shtëpinë e cila është dëshmi për krimet e viteve '90.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/February/21/auto_428617882_795556002617797_1112562614590207088_n1708519306.jpg)
“Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.