Hapet ekspozita me dokumentet arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”

Hapet ekspozita me dokumentet arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”

Kultura February 16, 2024 - 23:05

Gjatë ditës së sotme në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”, e organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

Në këtë ekspozitë u paraqit një retrospektivë e veprës së Adem Demaçit, duke përfshirë pjesë të para të romaneve të shkruar në burg dhe dokumente të tjera që shënojnë historinë dhe kontributin e tij në periudhën e luftës dhe pas pavarësisë së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm zëvendësministri MKRS, Sylejman Elshani, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi, si dhe familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të Adem Demaçit. /Zëri