Aktorët e teatrit në Gjakovë kërkojnë më shumë përkrahje financiare
Teatri mbetet shpirti i një qyteti. I tillë është edhe ai “Hadi Shehu” në Gjakovë. Megjithatë, mungesa e mbështetjes së mjaftueshme financiare, bën që shumë projekte të mbesin të parealizuara. Sidoqoftë, pritjet janë që me ligjin e ri, shumë probleme të marrin zgjidhje.
Nga viti 2019, Teatri "Hadi Shehu", vepron si institucion brenda Drejtorisë për kulturë në Gjakovë. Përkundër vështirësive, e mira e tij është se funksionon me ide të pavarura.
Megjithatë, drejtoresha Albulena Kryeziu - Bokshi, shpreson se me ligjin e ri, do t'i rregullohen edhe disa mangësi. Thotë se teatri vërtet ka nevojë për më shumë përkrahje.
"Teatrot kanë nevojë për çlirim nga burokracitë. Dhe vërtet funksionojmë si tetarë me ide të lira, ckado që ne dëshirojmë me shprehë si komunitet artistik. Prandak kjo është një pjesë shumë e fortë e këtij tetari por edhe shumë teatrove tjera që funksionojnë kështu edhe po shpresoj që kjo ka me vazhdu me qenë kështu sepse teatri është gjithmonë fryma e së vërtetës, teatri është gjithmonë kritik dhe duhet të jetë opozitë për të mirën e përbashkët", thotë pwr RTK-nw Albulena Kryeziu Bokshi - drejtoreshë e teatrit.
Aktorët kërkojnë më shumë përkrahje financiare për teatrin.
"Teatri me të vërtetë ndikon te jeta jonë te jeta e njerëzve. është pasqyra më e mirë e jetës njerëzore. Prandaj nuk diskutohet, duhet edhe pak më shumë mbështetje financiare edhe prej nivelit qendror edhe nivelit lokal”, tha Edmond Hafizademi, aktor.
Kur flitet për buxhet, drejtoresha për Kulturë në Gjakovë Adea Roka, thotë se do të ketë rritje progresive.
"Përkrahja nuk është gjithmonë e mjaftueshme kur e dimë se tetari ka edhe shpenzueshmëri të madhe, mirëpo komuna e ka bërë një lëvizje tepër të mirë duke i vendosur në listë të pagave duke e krijuar një kod të veçantë për teatrin që i bën më stabil që të paktën trupa e aktorëve të punojnë zellshëm se janë të siguruar edhe në aspektin e pagave dhe aspekte të tjera, kurse sa i përket buxhetit do të ketë rritje progresive ku paralelizohen edhe me rezultatet të cilat i marrim që besoj se janë të padiskutueshme", tha Adea Roka - Pylla, Drejtoreshë e DKRS në Gjakovë.
Pavarësisht të gjithave, artëdashësit presin më shumë shfaqje.
"Shpresojmë që edhe këtë vit teatri ta ketë një reportuar në dedikim të publikut sepse Gjakova gjithmonë ka pritje, presim që të na jap dramë edhe pse pas luftës më shumë është luajtur komedia dhe tragjikomdia, mirëpo besoj që do të kemi edhe vepra tjera arti që trajtojnë tema universale me interes për publikun", tha Engjëll Berisha, artdashës.
"Magjistari nga Ozi" do të jetë shfaqja e parë për këtë vit e Teatrit të Qytetit "Hadi Shehu " të Gjakovës, e cila do të shënojë fillimin e aktiviteteve teatrore në këtë qytet.