Fillon restaurimi i ndërtesës së shkollës së parë shqipe në Pejë

Fillon restaurimi i ndërtesës së shkollës së parë shqipe në Pejë

Kultura February 10, 2024 - 20:59

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e një monumenti të rëndësisë së veçantë në Pejë.

Bëhet fjalë për ndërtesën e shkollës së parë shqipe në këtë qytet, raporton Zeri.info.

Ky monument është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX-të, në vete përmban përplot histori e që Çeku shprehet se përmes ndërhyrjeve do të ruaj vlerat e trashëgimisë kulturore që ka.

“Po e restaurojmë edhe një monument të rëndësisë së veçantë. Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë, që ndodhet në Qendrën Historike të qytetit.

Monumenti që është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX-të, në vete përmban përplot histori ndërsa përmes ndërhyrjeve do të ruaj vlerat e trashëgimisë kulturore që ka”, shkroi ai. /Zëri