Në Austri do promovohet libri “Ato gdhendin dhimbjen” i autores Alketa Gashi-Fazliu

Në Austri do promovohet libri “Ato gdhendin dhimbjen” i autores Alketa Gashi-Fazliu

Kultura February 09, 2024 - 20:26

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë do të promovohet libri “Ato gdhendin dhimbjen” i gazetares Alketa Gashi-Fazliu.

Kjo ceremoni kulturore do të mbahe tmë 16 shkurt nga ora 17:00 në ambientet e kësaj ambasade, shkruan Zeri.info.

“Në këtë ngjarje kulturore, krijuesit dhe autorët shqiptarë, do të shpalosin krijimtarinë e tyre letrare, përmes prozës dhe poezisë, si dhe do të mbahet një kumtesë për Ismail Kadarenë, nga profesoresha Manjolla Zaçellari. Gjithashtu, në këtë ngjarje, do të përurohet edhe triologjia me titull ‘Ato gdhendin dhimbjen’ e autores dhe gazetares, Alketa Gashi Fazliu”, thuhet në njoftim. /Zëri