Në Pejë shfaqet dokumentar për Njësinë Intervenuese të UÇK-së
Foto: Facebook

Në Pejë shfaqet dokumentar për Njësinë Intervenuese të UÇK-së

Kultura February 01, 2024 - 19:14

Sot në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë, u shfaq premiera e dokumentarit kushtuar Njësisë Speciale për Intervenime të Shpejta të Zonës Operative të Dukagjinit.

Para dokumentarit, të pranishmëve iu adresua gjenerali Daut Haradinaj, i cili shkurt foli për historiatin dhe rëndësinë e njësisë intervenuese, për rrjedhën e Luftës Çlirimtare në Dukagjin.

Dokumentari i autorit Faton Mehmetaj, “Njësia e vogël me nam të madh”, u prit shumë mirë nga të pranishmit dhe së shpejti do të shfaqet edhe në ekranet televizive.