Piktori Arbnor Morina shpalos jetën e tij kushtuar artit

Piktori Arbnor Morina shpalos jetën e tij kushtuar artit

Kultura February 01, 2024 - 12:41

Piktori Arbnor Morina ka lindur në Prizren, më 07.07.1983. Pasionin për pikturën Arbnori e ka shprehur qëkur ishte fëmijë, madje ka hapur ekspozita qysh në shkollën fillore.

Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Prizren, derisa vazhdon të jetojë dhe të punojë në Prizren, qytetin e tij të lindjes.

“Nuk e kam zgjedhur unë pikturën, por më duket se piktura më ka zgjedhur mua…, në fakt s’e kam ditur që do të bëhem piktor, ka rrjedhur krejt natyrshëm. Një pjesë (disa vite) të shkollës fillore i kam kryer në Suedi. Arti, për mua, sidomos vitet që kam qenë në Suedi, ma ka mundësuar një jetë më të mirë sociale”, theksoi Morina.

Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Arteve, departamenti Pikturë, në vitin 2010-2011 në klasën e profesor Nagip Berishës, raporton ObserverKult.

Punimet e Morinës janë në zhanre të ndryshme, duke filluar me “Natyrë të qetë, anatomi, analitik, pikturë. Fillimisht e kemi mësuar pikturën, pastaj gradualisht jam ndalë të ekspresionizmi”.

Ajo që e veçon punën e tij është se pikturat janë të dimensioneve të mëdha, gjë që e bën të shprehet më shumë dhe më lirshëm.

Në përfundim të studimeve të nivelit master në vitin 2019-2020, në prag të diplomimit në drejtimin e Specializmit në Pikturë, Morina ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive dhe simpoziume, brenda dhe jashtë vendit.

Ekspozitat kolektive:

Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2018, Galeria e Artit, Gjilan

Ekspozitë Kolektive, 2019, Galeria e Artit, Ferizaj

Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2020, Galeria e Artit, Gjilan

Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, Muzeu Kombëtar i Kosovës, viti 2020

Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, Galeria e Fakultetit të Artit, viti 2021

Ekspozitë Kolektive, Tiranë, Galeria e Artit Bashkëkohor – Tiranë 2021

Ekspozitë kolektive në Turqi, Safranbollu, në qyetin muze.Galeria e Artit Safranbollu, 2022

Salloni i Kombëtar i Vjeshtës, Shkodër, Galeria e Artit në Shkodër, 2022

Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës, Mitrovicë, Galeria e Artit “Kadri Kadriu”

Ekspozitat personale:

1. Ekspozitë personale, kuratoriale, Galeria e Artit – Hamam, Prizren 2017

2. Ekspozitë personale në Prishtinë, Galeria Tillt, 2019 – Prishtinë

3. Ekspozitë personale në Teatrin e Qytetit të Prizrenit, Nën patronatin e Drejtorisë së Kulturës – Prizren 2020