
Haradinaj uron Kadarenë për ditëlindje: Festofsh edhe shumë të tjera i rrethuar nga miqtë e librat
Kultura
January 28, 2024 - 10:47
Shkrimtari i shquar i letërsisë shqipe, Ismail Kadare sot feston 88-vjetorin e lindjes.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar atë për ditëlindje, shkruan Zeri.info.
“I dashur Ismail Kadare,
Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.
Paç jetën e gjatë!”, thuhet në urimin e Haradinajt.
Kujtojmë se Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi. /Zëri