Promovohet libri “Pushteti dhe Intelektualët”

Promovohet libri “Pushteti dhe Intelektualët”

Kultura January 21, 2024 - 21:29

Në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, u promovua edhe libri “Pushteti dhe Intelektualët”, që përmbledh intervistat përgjatë viteve 1969-2005.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në këtë libër është profili i Rugovës si intelektual, mendimtar i madh dhe atdhetar.

Libri është promovuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

Paraprakisht, Abdixhiku dhe kryesia e LDK-së vizituan edhe familjen Rugova në rezidencën e tyre në Velani.