Kurti: Së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova

Kurti: Së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova

Kultura January 21, 2024 - 11:01

Sot në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen e të ndjerit.

Kurti tha se Ruhoba e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë, duke e bërë rezistencën humane dhe humanitetin rezistencë, raporton Zeri.info.

Gjatë kësaj vizite, Kurti bëri të ditur se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e rezidencës së presidentit Rugova.

“Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, u shpreh ai ndër tjera. /Zëri