
“Oppenheimer”, i nominuar për çmimet “Bafta” në 13 kategori
Kultura
January 19, 2024 - 08:42
Filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan kryeson nominimin e këtij viti për çmimin e akademisë britanike të filmit “Bafta”, pasi është në garë në 13 kategori.
“Krijesat e mjera” nga Yorgos Lanthimos ka 11 nominime dhe “Murder under the Flower Moon” nga Martin Scorsese dhe “Zone of Interest” nga Jonathan Glazer kanë nga nëntë nominime.
Filmi “Barbie” i Greta Gerwig konkurron për pesë çmime, si dhe “Saltburn” i aktores britanike Emerald Fennell.
“Oppenheimer” ka fituar tashmë pesë çmime “Golden Globe”. /abcnews