Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë rikthehet me komedinë “Një vrasje e vogël aksidentale”
Kultura
January 18, 2024 - 10:03
Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë ka filluar procesin e punimit të projektit të parë për vitin 2024.
Regjisore e shfaqjes është zgjedhur Marigona Bekteshi Ferati, ku do të punohet komedia “Një vrasje e vogël aksidentale” nga Jean Pierre Martinez.
Fisnik Ademi, Irena Aliu, Artan Hetemi, Qendresa Kajtazi do të jenë aktorët që do t’i jetësojnë personazhet e kësaj vepre.
Asistente regjie është Ardiana Mehmeti.
Salla e teatrit “Muharrem Qena” siç dihet është në renovim dhe në këtë rast premiera do të shfaqet në teatrin e Vushtrrisë.
Gjatë këtij viti pritet të punohen edhe 2-3 projekte të tjera. /kultplus