Ramë Lahaj këndon shqip në Padova të Italisë, publiku shpërthen në duartrokitje [video]
Kultura
January 02, 2024 - 23:58
Ramë Lahaj vazhdon të jetë njëri prej tenorëve më të suksesshëm shqiptar, ku ai vazhdon udhëtimet dhe turnetë nëpër Botë
I fundit koncert i tij ishte në fillim të këtij viti ku ai këndoi në Itali dhe interpretimi i tij u prit mjaft mirë nga të pranishmit në sallë.
“Bishtalecat palë palë”, një interpretim operistik i veprës artistike të Luçie Miloti.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkester në tjetrën”, ka shkruar Lahaj në facebook.
“Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj… Gëzuar miq. Të mira paçi gjithmonë. Ju dua!”.