Miratohet vizionimi i Çarshisë së Madhe në Gjakovë

Miratohet vizionimi i Çarshisë së Madhe në Gjakovë

Kultura December 28, 2023 - 13:23

Ministria e Kulturës ka njoftuar se është miratuar vizionimi për restaurimin dhe revitalizimin e Çarshisë së Madhe në Gjakovë.

Duke e ditur se Çarshia e Madhe në Gjakovë është një tërësi e rëndësishme urbane që bart vlera të trashëgimisë kulturore në nivel shtetëror, edhe restaurimi i saj është trajtuar me seriozitet të madh, thonë nga kjo ministri.

Ndër të tjera, thuhet se MKRS-ja ka vazhduar procedurat e hartimit të projektit të “Trasesë së Çarshisë së Madhe”, për t’i hapur rrugë implementimit të tij gjatë vitit që po vjen. /Zëri