
Pas Stambollit, Orkestra Frymore “Prizreni” koncerton në Mitrovicë
Kultura
December 25, 2023 - 19:41
Orkestra Frymore “Prizreni” sonte do të koncertojë për të parën herë në Mitrovicë.
Në krye me dirigjentin Edon Ramadani, orkestra dje ka pasur debutimin në Stamboll. Ndërkaq sonte Muzeu i Mitrovicës do të jetë vendi ku do të dëgjohen tingujt e tyre.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.