Margariti: Restaurohet Ura e Kurçajt në Nikël, thesar i trashëgimisë kulturore

Margariti: Restaurohet Ura e Kurçajt në Nikël, thesar i trashëgimisë kulturore

Kultura December 24, 2023 - 16:58

Ura e Kurçajt në Nikël, ka dalë në dritë pas restaurimit si pjesë e programit Eu4Culture.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau pamje nga ky thesar i trashëgimisë kulturore mes një peizazhi të mrekullueshëm.E ndërtuar në shek. XVIII si pjesë e rrugës së karvaneve që lidhte Krujën me Tiranën, tashmë ajo është një pikë lidhjeje me të shkuarën, theksoi Margariti.

Kthimi në jetë i urës së Kurçajt është një nga punët e mira të Ministrisë së Kulturës për vitin 2023, u shpreh ministrja Margariti./atsh