
Çeku thotë se do të fillojnë punimet për restaurimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është shpallur procedura e prokurimit për realizimin e punimeve për Muzeun e Muzikës në Gjakovë.
Ai tha se në lidhje me këtë çështje janë ndarë mbi 400 mijë euro, raporton Zeri.info.
“Muzeu i Muzikës (Tabhanja) në Gjakovë do të bëhet. Kemi shpallur procedurën e prokurimit për realizimin e punimeve. Kemi ndarë mbi 400 mijë euro për ta kthyer në gjendjen e mëparshme”, u shpreh ministri Çeku.
Kujtojmë se më 30.8.2023 objekti i Muzeu i Muzikës “Tabhanja” afër Çarshisë së Vjetër në Gjakovë u përfshi nga një zjarr i madh duke shkatërrua një pjesë të konsiderueshme të objektit.
Po ashtu ky Muze është nën mbrojtje të shtetit dhe dëshmon historinë muzikore jo vetëm të Gjakovës, por edhe të Kosovës. /Zëri