Alban Bujari hap ekspozitën me fotografi të shkrepura gjatë pandemisë

Alban Bujari hap ekspozitën me fotografi të shkrepura gjatë pandemisë

Kultura December 21, 2023 - 12:31

Është hapur ekspozita në lidhje me COVID-19 e fotografit Alban Bujari në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ekspozita shfaq fotografi të autorit që janë shkrepur gjatë kohës së pandemisë, izolimit, karantinimit të zonave të caktuara, kufizimit të lëvizjes e fillimit të vaksinimit kundër virusit, transmeton Klan Kosova.

Në këtë organizim po marrin pjesë qytetarë dhe adhurues të fotografisë të cilët kanë mundësinë të shohin nga afër krejt punën e cila është e shkrepur gjatë pandemisë.

Image

Image

 

Image