Shfaqja “Club Albania”, sonte në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë

Shfaqja “Club Albania”, sonte në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë

Kultura December 21, 2023 - 11:34

Sot në orën 19:00 në Teatrin e Podujevës shfaqet komedia “Club Albania”, shfaqje e cila është mysafire nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Shfaqja planifikohet të shfaqet sonte në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë.

Shfaqja është bazuar në komedinë “Pas Vdekjes”, nga Anton Zako Çajupi.

Regjisor i kësaj shfaqjeje është Fatos Berisha, aktorët që do të marrin pjesë janë: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.

Për blerjen e biletave mund të kontaktoni në numrin zyrtar të Teatrit: 038 200 41 070, ose të shkruani në faqen zyrtare të Teatrit: Teatri “Avdush Hasani” Podujevë. /Zëri