Kurti, Çeku e Tërnava vizitojnë xhaminë e Osman Efendisë dhe tyrben e Mehmetit të Vjetër në Artanë

Kurti, Çeku e Tërnava vizitojnë xhaminë e Osman Efendisë dhe tyrben e Mehmetit të Vjetër në Artanë

Kultura December 21, 2023 - 10:37

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës Hajrullah Çekun dhe myftiun Naim Tërnava kanë vizituar xhaminë e Osman Efendisë dhe tyrben e Mehmetit të Vjetër në Artanë.

Kurti ka përmendur se këto monumente janë rindërtuar si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe UNDP-së, dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Xhamia e Osman Efendisë, e vetmja e mbetur nga pesë xhamitë e ndërtuara në qytetin minerar të Artanës, dhe Tyrbja, gjenden rrëzë Kalasë dhe plotësojnë mozaikun e pasur kulturor të kësaj zone. Të dy monumente u restauruan si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe UNDP-së dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook.

Ai shtoi se përmes programit të restaurimit çdo ditë po mbrohen vlerat e trashëgimisë fetare dhe po i vënë në shërbim të secilit komunitet. /Zëri