
Ndahen çmimet për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”
Kultura
December 18, 2023 - 13:31
Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit (MKRS), në një ceremoni ka bërë ndarjen e çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.
Ndarjen e çmimeve e ka bërë ministri Hajrullah Çeku.
Çmimi i parë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” i është ndarë dramës me titull: “Gërrdia”, e autorit Astrit Kabashi.
Ndërsa çmimi i dytë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” i është ndarë dramës me titull: “Uellsi ka një Mbre”, e autorit autor Jeton Neziraj.
Përderisa çmimin e tretë e morri drama me titull: “Marshi i hijeve të diellit”, e autorit Florent Kurtalani.

