Përfshihet nga zjarri Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë – Kosovës [video]

Përfshihet nga zjarri Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë – Kosovës [video]

Kultura December 17, 2023 - 20:55

Sot në orët e mbrëmjes, Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë Kosovës është përfshirë nga flakët. Flakët kanë kapluar ndërtesën nga brenda, megjithatë, raportohet se ky objekt nuk ka qenë funksional tash e disa vite

Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë Kosovës është përfshirë nga flakët, sot në orët e mbrëmjes.

Image

Flakët kanë kapluar ndërtesën nga brenda, por raportohet se ky objekt nuk ka qenë funksional tash e disa vite.

Image

Zjarrfikësit nga Fushë Kosova tashmë gjenden në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin, raporton Dukagjini.

Deri më tani, shkaqet e shpërthimi të zjarrit janë të panjohura.

Nuk raportohet se ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.