Nesër nis edicioni i 16-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Nesër nis edicioni i 16-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Kultura December 14, 2023 - 16:25

Kanë mbetur edhe tri ditë nga nisja e Festivalit të filmit kosovar, “Hyjnesha në Fron”.

Sivjet festivali shënon edicionin e 16-të dhe tashmë anëtarët e jurisë janë bërë publike.

Loreta Bërbatovci, Klodian Hoxha e Rina Kllokoqi janë pjesëtarët e jurisë të cilët do të bëjnë vlerësimin e filmave për Statujën e artë “Hyjnesha në Fron” dhe për çmimet “Filmi më i mirë artistik”, “Regjisori më i mire”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Filmi më i mirë i shkurtër” dhe “Çmimi Special”.

Rrëfimet kinematografike të cilën do të shfaqen do të jenë të kategorisë ndërkombëtare të përbërë nga filma të gjatë dhe të shkurtër, kategoria e filmave të animuar për fëmijë dhe kategoria e filmave vendor.

Koordinator dhe Drejtor Artistik i festivalit eshte Enis Brahimi.

Filmi i parë që do të shfaqet në Festivalin “Hyjnesha në Fron” është filmi shqip “Një Prej Nesh”.

Shfaqja e filmit do të bëhet më 15 dhjetor në Kino Armata, nga ora 20:00.

Festivali “Hyjnesha në Fron” do të mbahet në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor në Kino Armata të Prishtinës./Telegrafi