Remzi Ejupi pas vdekjes së aktorit Mirush Kabashi: Veprat tua do të jetojnë sa t’jetojë njerëzimi

Remzi Ejupi pas vdekjes së aktorit Mirush Kabashi: Veprat tua do të jetojnë sa t’jetojë njerëzimi

Kultura December 05, 2023 - 21:48

Mëngjesin e sotëm, në moshën 75-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh shqiptar, Mirush Kabashi.

Vdekja e aktorit Mirush Kabashi, ka prekur secilin shqiptar e secilin artdashës.

Mirush Kabashi, i cili me origjinë ishte nga Gjakova, ka ditur që përmes interpretimit të tij, të prek zemrat e gjithsecilit shqiptar e kosovar.

Sipërmarrësi Remzi Ejupi, ka kujtuar Mirush Kabashin, duke treguar se atë e ka njohur gjatë vitit 1998-1999, në koncertet që atë kohë organizoheshin nëpër Evropë.

Ejupi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, thotë se, në atë kohë ka njohur shpirtin e tij përplot emocione.

Ejupi thotë se, pavarësisht se aktoi Mirush Kabashi sot ndërroi jetë, veprat e tij nuk do të vdesin kurrë dhe se ato do të jetojnë aq sa do t’jetojë edhe njerëzimi.

Reagimi i plotë i Ejupit, pa ndërhyrje:

Ti ishe i t’gjithëve Mirush dhe të gjithë të deshtën, sepse arti yt shpirtnor i bashkoi të gjithë, atëherë kur zemra tu dridh për Kosovën e s’bashku me kolegët tu more rrugët e Evropës, që me zërin tënd t’i senzibilizosh shqiptarët, përmes koncertit famoz “Kosova djep lirie”!

Po Mirush!

I të gjithëve ishe por edhe pak mbete i imi, në ato 100 koncertët që i organizova n’vitët e dhimbjës 1998-99-të, tue u mundua tua zbusim dhimbjët kosovarëve të përndjekur nga bandat serbe!

Aty ta njofta shpirtin tand përplot emocione që shpërthyen përmes vargjeve” Jam shqiptar e kosovar” …!

Tani ike fizikisht por ti do t’jetosh n’zemrat tona përgjithëmonë, sepse veprat tua nuk vdesin, ato do t’jetojnë sa t’jetoi njerëzimi!

Lamtumirë Mirush shkodrani e rrajë Gjakove!. /Zëri