Koha kur aktori Mirush Kabashi recitonte me plot emocion vjershën “Jam shqiptar e kosovar”

Koha kur aktori Mirush Kabashi recitonte me plot emocion vjershën “Jam shqiptar e kosovar”

Kultura December 05, 2023 - 21:05
Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi

Pakkush sikurse aktori Mirush Kabashi mund të recitojë e ti përcjell emocionet që shkrimtari Mitrush Kuteli i kishte shprehur në vjershën e tij "Poem kosovar", të cilën shumica e njohim si,  “Jam shqiptar e kosovar”.

Jo vetëm këto vargje të Kutelit, por mjeshtri i madh, Mirush Kabashi, çdo herë ka sjell plot emocione në skenën e teatrit dhe filmit.

Para 12 viteve, në Parma të Italisë, Mirush Kabashi, me rastin e koncertit “Nëntori II”, kishte recituar vargjet e Mitrush Kutelit, të cilat i kishte sjell me plot emocion siç dinte vetëm ai, shkruan Zeri.info.

Këto emocione u përçuan edhe tek qindra spektator të cilët ishin në atë sallë ku mbahej koncerti në nëntor të vitit 2010, në Param të Italisë.

Mirush Kabashi u lind më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës, por origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Mirush Kabashi ndërroi jetë sot, më 5 dhjetor 2023.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

* Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake

* Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa. /Zëri