Aktorja më e mirë në PriFest “15” shpallet Eli Skorcheva
Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 15-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 12 shtator ndërsa përfundon sonte më 17 shtator.
Eli Skorcheva luan në filmin “Blaga’s Lessons”, i cili flet për një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë.
Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev (“Drejtimet” Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.
Industria e Filmit nga Izraeli, ishte fokus në edicionin e sivjetmë të PriFest. /kultplus.com