“Castle Fest” shndërron Kalanë e Vushtrrisë në adresë për filma

“Castle Fest” shndërron Kalanë e Vushtrrisë në adresë për filma

Kultura September 14, 2023 - 15:12

Në Kalanë e Vushtrrisë ka nisur festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”.

Në ceremoninë e hapjes së këtij festivali ishte edhe kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili tha se Vushtrria do të bëjë bashkë filmbërësit e rajonit dhe Evropës në një vend, shkruan Zeri.info.

Idrizi ndër të tjera u shpreh se Vushtrria është vend i artit dhe kulturës, prandaj një festival i tillë sa shton bukurinë e këtij qyteti të vjetër.

“Në Kalanë e qytetit nisi sonte rrugëtimin e tij festivali ndërkombëtar i filmit ‘Castle Fest’.

Për dy ditë ky festival do t’i bëjë bashkë filmbërësit e rajonit dhe Evropës, derisa filmdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të ndryshëm të metrazhit të shkurtër”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri