Ela Kazaz, fituese e edicionit të 34-të “Zambaku i Prizrenit 2023”

Ela Kazaz, fituese e edicionit të 34-të “Zambaku i Prizrenit 2023”

Kultura August 01, 2023 - 23:53

Sonte në ambientet e Kino Lumbardhit është mbajtur edicioni i 34’të i muzikës qytetare, “Zambaku i Prizrenit 2023”, ku çmimin e publikut fitoi talentja e re 15-vjeçarja Ela Kazaz.

Juria profesionale me vend të parë ka vlerësuar këngën “Labirinthi i Dashurisë”, me të dytin, këngën, “Këndoma një këngë”, dhe me të tretin këngën “Fotografia e parë”.

Gjithashtu, është ndarë çmimi për tekstin më të mirë, i cili i ka shkuar këngës, “Në çdo dritare shohë sytë e tu”. Kurse, çmimin Mikrofoni i artë e ka fituar kënga, “Si diell”.