
“Nexhmije Pagarusha” në një formë të veçantë
Kultura
July 31, 2023 - 13:42
Koncerti "Nexhmije Pagarusha" mbahet sonte, e hënë, 31 korrik, nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare (objekti në afërsi të Institutit Albanologjik).
"Ramë Lahaj International Opera Festival" organizon mbrëmjen e pestë muzikore të titulluar ‘Nexhmije Pagarusha’.
Këngët e Nexhmije Pagarushës do të vijnë në përpunim tejet të veçantë dhe origjinal, për të zgjuar tek secili prej jush përjetime e momente unike siç vetëm muzika e saj dinte t'i zgjonte.
Në këtë koncert do të paraqiten në skenë artistët: Kaltrina Miftari, Adhurim Grezda, Ardiana Bytyqi, Gerald Murrja, Besarta Murtezani, drejtuar e shoqëruar nga Keli Band. /rtk