Prizreni qytet trashëgimi kulturore e historike

Prizreni qytet trashëgimi kulturore e historike

Kultura May 27, 2023 - 23:19

Prizreni sot ka qenë nikoqir i ambasadorëve të ndryshëm të akredituar në Kosovë. Ata u interesuan për trashëgiminë kulturo-historike dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit. Por ajo që u bëri më shumë përshtypje ishte bashkëjetesa mes komuniteteve.

Ambasadorët nga Japonia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Luksemburgu, Kroacia, Sllovenia, Suedia, Shqipëria, Mali i Zi, Rumania dhe përfaqësues të dy organizatave ndërkombëtare, UNDP dhe UNMIK kanë zgjedhur Prizrenin si destinacion për të kaluar të shtunën. Të shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, ata diskutuan, mes tjerash, për trashëgiminë kulturo- historike dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit. Ajo që u bëri më shumë përshtypje ishte bashkëjetesa mes komuniteteve.

“Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu, në qytetin qendër të kulturës në Kosovë dhe të dalluar për bashkëjetesën. Kishim një takim të frytshëm me kryetarin, ndërsa Suedia është shprehur e gatshme për mbështetje financiare të Dokufestit. Ne gjithashtu, sapo kemi hapur edhe shtegun e miqësisë në Prevallë ndërmjet Kosovës dhe Suedisë në Prevallë”,tha Jonas Wsterlund, ambasador i Suedisë.

“Mënyra e qeverisjes dhe modeli që Prizreni po e jep si qytet me diversitet , qytet me një tolerancë dhe bashkëjetesë të të gjithë atyre që jetojnë këtu , se si kjo mund të transferohet nëpër komunat e tjera . Normalisht Biseduam edhe për të kaluarën dhe trashëgiminë kulturore historike , si dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit , si një komponent shumë e rëndësishme të zhvillimit ekonomik”, tha Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit.

Delegacioni ka vizituar edhe objektet më të rëndësishme kulturo- historike të Prizrenit, duke filluar nga kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./rtk