Kërkohet gjithëpërfshirje në asetet e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Kërkohet gjithëpërfshirje në asetet e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Kultura May 25, 2023 - 17:50

Personat me aftësi të kufizuara po kërkojnë që të ketë gjithëpërfshirje në asetet e trashëgimisë kulturore në vend.

E për ta arritur këtë Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit po thotë se po angazhohen në vazhdimësi, shkruan Zeri.info.

Sot një grup presonash me aftësi të kufizuara vizituan muzeun “Nënë Tereza” dhe Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, për të parë për së afërmi hapësirat dhe për të identifikuar bashkërisht pengesat që mund të adresohen për frekuentimin tyre.

Sipas MKRS-së, këto aktivitete kanë për qëllim vetëdijësimin dhe njohjen me problemet reale që përballen këta persona.

“Këto aktivitete me synim të vetëdijësimit dhe veprimeve konkrete, po mundësohen në kuadër të projektit ‘Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne!’, implementuar nga HANDIKOS, në bashkëpunim me CHëB Kosova, mbështetur nga MKRS”, thuhet në njoftim. /Zëri