Artisti Lauran Osmani akuzon MKRS-në se ia keqpërdori veprën artistike

Artisti Lauran Osmani akuzon MKRS-në se ia keqpërdori veprën artistike

Kultura May 18, 2023 - 10:37

Artisti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luran Osmani, i ka reaguar Ministrisë së Kulturës së Kosovës, duke thënë se ia kanë keqpërdorur veprën artistike “Identiteti”.

Ai tha se MKRS-ja nuk respektoi parimin elementar, pra për të drejtën autoriale, teksa shtoi se nuk ka qenë fare i informuar për shfaqjen e kësaj vepre, raporton Zeri.info.

“Në një periudhë ku të gjithë mund të kemi etje për vlera të fushave të ndryshme në jetë dhe profesion, arti ka qenë në historinë e njerëzimit, shtylla që ka balancuar dhe ka bërë përpara, por me vlera dhe respektim vlerash, jo me keqpërdorim; përndryshe mbyllja e vetëm njërit sy, ose mohimi i faktit na shtyn të jemi vetëshkatërrues në vlera institucionale e profesionale ose në emër të asaj çka kërkojmë. Do të kisha dashur që të paktën të kisha qenë i njoftuar dhe jo të kisha parë pamjet nëpër rrjete sociale”, thuhet në reagimin e tij, i publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Zëri