Rama hap ekspozitë me punimet e tij në Athinë

Rama hap ekspozitë me punimet e tij në Athinë

Kultura March 21, 2023 - 08:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë ka çelur një ekspozitë në Athinë me punimet e tij në pikturë dhe skulpturë të titulluar “Improvizimet”.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i cili ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij, Dendiasi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve duke u shprehur se Greqia e sheh Shqipërinë si një fqinj dhe mik të ngushtë duke shpresuar që së shpejti ajo të jetë një anëtare e familjes evropiane./tvklan