Pikturat e Rexhep Selimit që i bëri në Hagë ekspozohen në Tiranë

Pikturat e Rexhep Selimit që i bëri në Hagë ekspozohen në Tiranë

Kultura February 16, 2023 - 18:14

Kryeministri i Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot në vigjilje të Pavarësisë së Kosovës, në kryeministri të Shqipërisë është hapur ekspozita më veprat e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimit, i cili vazhdon të mbetet i paraburgosur në Hagë nën dyshime për krime lufte.

Rama ka treguar edhe numrin e saktë të pikturave që janë ekspozuar në Kryeministrinë e Shqipërisë.

“Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij për të na njohur me 153 pikturat e bëra gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës”, ka njoftuar Rama.

153 pikturat të cilat Selimi i ka pikturuar gjatë dy viteve sa gjendet në Hagë, janë ekspozuar edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës, disa muaj më parë.