Tenorët Tusha dhe Gjipali në projektin e ri për pavarësinë e Kosovës do të përfshijnë edhe masakrën e Reçakut

Tenorët Tusha dhe Gjipali në projektin e ri për pavarësinë e Kosovës do të përfshijnë edhe masakrën e Reçakut

Kultura February 03, 2023 - 22:56

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka pritur sot për vizitë tenorët e shquar shqiptar, Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali.

Ai tregoi se në projektin e tyre të fundit muzikor tenorët do të përfshijnë edhe ngjarjen e 15 janarit, pra Masakrën e Reçakut, raporton Zeri.info.

“Projekti i tyre i fundit muzikorë kushtuar Pavarësisë së Kosovës, do të përfshijë edhe ngjarjen e 15 Janarit, me ç'rast i shoqëruam te Memoriali i Masakrës së Reçakut për të bërë homazhe dhe realizimin e video-inçizimeve”, shkroi ai në Facebook.

Aliu ka thënë se tenorët shquhen për talentin dhe famën ndërkombëtare.

“Tenorët që na bëjnë krenar me talentin dhe famën ndërkombëtare që gëzojnë, kanë arritur që përmes këngës të na bashkojnë e përçojnë mesazhe uniteti kombëtar, për çka meritojnë respektin e mirënjohjen e veçantë”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri