![Zlatan Ibrahimoviq “e dinte” që aktori shqiptar Granit Rushiti do të triumfonte me rolin “I am Zlatan”](/uploads/zeri.info/images/2023/January/24/auto_Screenshot_18-15-780x4391674565882.png)
Zlatan Ibrahimoviq “e dinte” që aktori shqiptar Granit Rushiti do të triumfonte me rolin “I am Zlatan”
Aktori i ri shqiptar, Granit Rushiti, ka shënuar një sukses të madh në karrierën e tij filmike.
Portretizimi i yllit të futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, në filmin “I am Zlatan” i solli çmimin "aktori më i mirë" në ceremoninë “Guldbaggen” të mbajtur në Suedi.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/January/24/auto_Screenshot_13-221674565888.png)
“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja. Është çmenduri, nuk mund ta imagjinoja”, ka thënë Rushiti pasi mori çmimin.
Suksesit të tij i është gëzuar edhe vet futbollisti nga Suedia, Zlatan i cili e ka shprehur edhe në një postim në InstaStory.
“E dija”, ka shkruar “Zlatani në Instagram pas ceremonisë bashkangjitur me një foto të Rushitit.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/January/24/auto_Screenshot_14-181674565896.png)
22-vjeçari shqiptar ka treguar gjithashtu se është kontaktuar nga futbollisti i njohur, i cili e uroi për çmimin.
“Ishte mesazh i gjatë dhe i thellë dhe i ndier në zemër. Zlatani është i madh edhe si person. Mentaliteti i tij është krejtësisht ndryshe dhe do ta mbaj mesazhin me vete gjithë jetën. Ishte një mesazh shumë domethënës. E dua Zlatanin”, ka thënë Rushiti për mesazhin e futbollistit të Milanit.
“I am Zlatan”, i cili përshkruan edukimin dhe udhëtimin Ibrahimovic në botën e futbollit, u nominua në gjithsej gjashtë kategori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Guldbagge”.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/January/24/auto_Screenshot_17-161674565893.png)