Historia e Fatima al-Fihri, gruas që themeloi universitetin e parë në botë

Historia e Fatima al-Fihri, gruas që themeloi universitetin e parë në botë

Kultura November 19, 2022 - 21:32

A keni menduar ndonjëherë se kush e krijoi universitetin e parë në botë?

Fatima al-Fihri, ishte një grua myslimane nga Tunizia e cila themeloi e para një universitet para afro një mijë vjetve, ai quhej “Universiteti i al-Qaraëiyyin” në Fez të Marokos.

Libri i rekoredve “Guinness” e njeh këtë universitet si institucionin arsimor më të vjetër dhe i cili funksionon ende, shkruan Zeri.info.

Nuk ka të dhëna shumë për fëmijërinë e al-Fihrit, por ajo që dihet është se ajo u lind në një familje të pasur dhe të edukuar dhe ku edukoheshin edhe gratë.

Fatima dhe motra e saj, Mariam ishin të mirë arsimuara dhe të devotshme në fenë e tyre.

Pas vdekjes së babait të tyre ato trashëguan pasurinë e tij dhe menduan ta investonin në diçka që mund t’i shërbente komunitetit.

Në fillim, ky universitet ofronte kurse religjioze si dhe mësimin e Kur’anit, por kurrikula e tij gradualisht u zhvillua duke ligjëruar edhe gramatikën e arabishtës, matematikë, muzikë, mjekësi dhe astronomi dhe më vonë filloi t’u jepte edhe diploma atyre që diplomonin. /Zëri