Nisi festa e madhe e teatrit shqiptar

Nisi festa e madhe e teatrit shqiptar

Kultura November 17, 2022 - 15:25

Festivali i Teatrit Shqiptar – MOISIU i bashkorganizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe teatri kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli” u hap mbrëmë.

Nga 16 e deri më 27 nëntor 2022, çdo natë nga ora 19:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup do të paraqiten produksionet teatrore nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Ferizaj, Shkodra, Tetova, Prizreni, Korça, Gostivari e Presheva.

Mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” do të organizohet çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë. /express