Nëntë vjet nga vdekja e shkrimtares britanike Doris Lesing, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Nëntë vjet nga vdekja e shkrimtares britanike Doris Lesing, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Kultura November 17, 2022 - 13:45

Doris Lesing, emir i vërtetë Doris Mej Tajler, lindi më 22 tetor 1919 në Kermanshah, Persi (Irani i sotëm). Ajo ishte shkrimtare britanike e prozës, dhe fituese e Çmimit Nobel për Letërsi, në vitin 2007.

Akademia suedeze në arsyetimin për ndarjen e çmimit e përshkruan shkrimtaren: shtytje dhe vulosje e përvojës femërore, e cila me skepticizëm, pleqëri dhe me forcën vizionare e pasqyron civilizimin i cili është e ndarë.

Me 87 vjet të jetës, Doris Lesing është fituesja më e vjetër e çmimit më prestigjioz, e cila vlen 10 milionë kruna suedeze (afro 1,8 mil. euro). Çmimin e pranoi më 10 dhjetor në një ceremoni në Stokholm.

Biografia

E lindur si Doris Mej Tejlor më 1919 në Iran, ku babi i saj punonte si zyrtar bankar. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Rodezinë Jugore, në territorin e sotëm të Zimbabvesë. Familja u shpërngul atje për tu bërë pronare e plantazheve të misrit, për çka u tregua si një potez jo i suksesshëm i biznesit. Vijoi në shkollën katolike në Solzberi. Më vonë punoi si motër medicinale dhe si punëtore në centralin telefonik. Shkon në Angli më 1949 dhe atje e shkrou romanin e parë „Bari këndon“ (The Grass Is Singing). Romani më i njohur i saj është, ai i vitit 1962 "Notesi i Artë" (The Golden Notebook).

Doris vdiq më 17 nëntor 2013 Londër. /kultplus